In front of Tirana International Airport "Mother Teresa"
(00) 355-4-4500-190
info@hotel-airportirana.com
Book Now
Termat & Kushtet

REZERVIMET

Rezervimet mund të bëhen online në adresën www.hotel-airportirana.com. Pagesa kryhet në hotel në momentin e check-in ose të check-out. Pranohen karta krediti/debiti: Amex, Visa, Maestro ose MasterCard dhe forma cash. Kur bëni rezervimin online, një konfirmim ju vjen menjëherë në adresën tuaj të email-it. Në momentin e check-in duhet të dorëzoni një dokument origjinal identifikimi (pasaportë, patentë, kartë identiteti). Nëse nuk e merrni konfirmimin e rezervimit brenda 24 orëve, ju lutem, kontaktoni në numrat e telefonit: (00) 355-4-4500-190 ose me menaxherin e hotelit përmes adresës së email-it: info@hotel-airportirana.com

TARIFAT E DHOMAVE

Tarifat e dhomave mund t’i gjeni në website e Hotel Airport Tirana. Vaktet nuk janë të përfshira në çmim. Pagesa mund të bëhet në: Lek/Euro/Dollarë/Paund. Tarifat e dhomave dhe detaje të tjera të publikuara mund të ndryshojnë pa asnjë njoftim.

Politikat per femijet:

Fëmijët nga 0- 2 vjeç akomodohen falas në shtrat portativ.

Fëmijët nga 6-12 akomodohen falas në një shtrat extra në dhomën e prindërve.

Fëmijët mbi 12 vjeç ose më të rritur akomodohen në shtrat extra kundrejt një pagese 50 përqind të çmimit të dhomës.

Numri maksimal i shtretërve që futen në dhomë është 1.

KUFIZIMET

You may not bring the following into our Hotel:

  • kafshë
  • jastëkë,
  • Jorganë, pajisje elektrike për ngrohje ose gatim.

Hoteli rezervon të drejtën për t’i larguar menjëherë nga çdo dhomë artikujt e mësipërm pa ju lajmëruar.

Për më tepër, hoteli ka të drejtë t’ju kërkojë të largoheni dhe të largoni gjërat personale nga dhoma, pa asnjë rimbursim, nëse zbulon që ajo është përdorur në mënyrë të papërgjegjshme ose janë shkaktuar dëme si në dhoma ashtu edhe në ambientet e tjera të hotelit, tek klientët, stafi, apo çdo gjë tjetër që dëmton reputacionin e Hotelit.

CHECK-IN AND CHECK-OUT

Check-in

Dhomat e rezervuara ruhen për check-in deri në orën 12:00 të ditës së nesërme. Pas kësaj ore , rezervimi fshihet dhe hotelit i lind e drejta t’ua lëshojë vizitorëve të tjerë për ditët në vijim. Nuk ka kompensim për rezervimet e anuluara jashtë politikës së kancelimit e cila specifikon që ju duhet të lajmëroni 24 orë përpara datës së rezervimit nëse doni të anuloni rezervimin tuaj.

Check-out

Nëse largoheni pas orarit të caktuar, 14.00, hoteli ka të drejtë, për t’ju marrë pagesën e një nate shtesë, ose të zhvendosë sendet personale nga dhoma dhe t’ju ndalojë hyrjen e mëvonshme në dhomë. Hoteli nuk mban përgjegjësi për humbjen ose dëmtimin e objekteve personale.

ANULLIMET

Anulimi i rezervimeve duhet bërë të paktën një ditë përpara (24 orë) datës së programuar në check-in. Në këtë rast nuk aplikohet asnjë tarifë shtesë.

Për anulimin e bërë më pak se një ditë nga data e programuar, do t’ju ngarkohet pagesa e plotë e dhomës vetëm për natën e parë të rezervimit (pavarësisht nga numri i ditëve të rezervuara).

DËMET

Ju dhe çdokush që ju shoqëron-(që është ose jo duke qendruar në hotel)-jeni përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar në dhomë ose në godinë. Hotel Airport Tirana rezervon të drejtën e mbajtjes së të dhënave të kartës suaj të kreditit dhe t’ju ngarkojë atë shumë që e gjykon të përshtatshme për të mbuluar dëmin.

PRIVATËSIA DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE

Ju lutem jini në dijeni, që për t’ju garantuar rezervimin e dhomës, kërkojmë të dhënat e kartës së kreditit. Nëse nuk jepen, hotelit i lind e drejta për t’ja shitur dhomën vizitorëve të tjerë, pa asnjë njoftim të mëparshëm. Garantojmë kujdes në ruajtjen e informacionit. Ai do të fshihet pas largimit tuaj, ose në rast se anuloni rezervimin.

NDRYSHIMET

Hotel Airport Tirana rezervon të drejtën për të fshirë, ndryshuar, përmirësuar marrëveshjet dhe përmbajtjen e prezantuar në website ose për të shtuar kushte të tjera në çdo kohë, pa lajmërim të mëparshëm.